Apel urgje nt i kryetarit te qytetit

Qyteti i Vjenes e Hane, 16 Mars 2020. Koha e leximit: 8 minuta

Oreve te fundit perkunder perkufizimeve te levizjes, te vendosura nga qeveria federale, ne shume zyra te qytetit jane mbledhur shume njerez. Me kete rast, administrata e qytetit te Vjenes kerkon te respektohen dhe te mirren ne konsiderate keto kerkesa, per kete publikohet apeli urgjent nga kryetari i qytetit te Vjenes, Dr. Michael Ludwig:

E/I dashur vjeneze dhe vjenez,

keto jane kohe te veshtira te cilat ne po i perjetojme ku jemi pjesmarres – shume njere jetojne te shqetesuar per veten dhe per te tjeret. E kuptoj qe te gjithe duam të shmangim nje infeksion me Corona virus qe mund te na godit. Kjo eshte arsyeja pse une ju drejtohem juve, percillni udhezimet dhe rregulloret e qeverise – kini kujdes me veten dhe te afermit tuaj.

Gjithashtu kam ndegjuar qe shume njerez duan te perdorin mundesine e kufizimit te daljes, per ti kryer detyrimet zyrtare – ne zyrat e komunave, ndonjëhere pritet ne radhe – gjithashtu edhe ne spitale per arsye shendetesore qe kane.

E them shumë qarte: Mos rrezikoni jeten tuaj dhe jeten e te gjithe atyre që jane te perkushtuar ti sherbejne publikut. Qendroni ne shtepi dhe shkoni vetem në situata me te vertete te nevojshme dhe te domosdoshme ne nje zyre – mendoni mire kete: 14 ditet e ardhshme do te kalohen vetem me detyra emergjente – prandaj nuk eshte e nevojshme, perveç ne raste qe jane absolutisht urgjente, qe te vizitoni ndonji zyre administrative apo autoritet shteteror. Sapo te qartesohet gjendja, ju mund të kryeni te gjitha detyrat tuaja – mos rrezikoni shendetin tuaj dhe te tjereve. Gjithashtu eshte e mundshme qe te gjitha te aplikohen permes telefonit ose internetit.

Jini te arsyeshem – qendroni ne shtepi – per momentin gjithçka qe eshte e nevojshme per te jetuar ju ofrohet: dyqanet ushqimore jane te hapura, energjia elektrike, uji, gazi, deponimi i mbeturinave dhe transport publik – pa i permendur sherbimet e urgjences, spitalet dhe objektet e kujdesit, janë aty për ju gjate gjithe kohes. Kopshtet e femijeve dhe shkollat nese nuk ka mundesi tjeter ​​, jane gjithashtu ne dispozicion per perkujdesje te femijeve.

E/I nderuar vjeneze dhe vjenez,

aktualisht jane kohe te veshtira qe ne po kalojme: per hit te mbrojtjes te te gjitheve ju lutem: Mos rrezikoni veten dhe të tjeret dhe permbahuni ketyre udhezimeve strikte deri ne njoftimin e metutjeshem.

Gjithe te mirat dhe shendet.
I juaji Michael Ludwig, Kryetar i Qytetit të Vjenës